Flash News

KRYESORE

Qeveri me Edi Ramën?! Basha: Çfarë e pret kryeministrin pas 25 prillit

Qeveri me Edi Ramën?! Basha: Çfarë e pret kryeministrin pas 25

Lideri i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha hodhi poshtë mundësinë e një qeverie të përbashkët ose me koalicion me Edi Ramën.

Basha tha në ‘syri tv’ se Rama do të shkojë për ndjekje penale sepse pas 25 Prillit e pret drejtësia.

Debati:

Artan Hoxha: Mos duhet një qeveri e përbashkët ose me koalicion?

Lulzim Basha: Qeveri e përbashkët?

Artan Hoxha: Një qeveri teknike që të realizojë…

Lulzim Basha: Qeveri e përbashkët me.. Ti e di fare mirë që kjo s’ka për të ndodhur!

Artan Hoxha: Teorikisht flas!

Lulzim Basha: Ndërsa, sa i përket qeverisë së përbashkët, që është një fabul që e përsërisim, që e përsërit çdo javë në forma të ndryshme, po ta them prerë dhe qartë. Dosjet e Edi Ramës janë gati dhe unë dua ta bëj dhe njëherë këtë zotim sot nga studio e Cim Pekës: Edi Rama do të shkojë për ndjekje penale dhe sa më takon mua, nesër si kryeministër, nesër do të marë ndëshkimin e merituar me ligj nga drejtësia. Ky është raporti…

Artan Hoxha: Ju keni besim tek drejtësia?

Lulzim Basha: Unë nuk kam rrugë tjetër përveçse të bëj gjithçka që drejtësia të funksionojë, pandëshkueshmëria të marrë fund dhe për Edi Ramën unë nuk kam asnjë ofertë koalicioni, nuk pranoj asnjë ofertë koalicioni, kam vetëm një mesazh.

Pas 25 Prillit e pret drejtësia, e pret ndëshkimi i merituar. Ky është mesazhi im. Natyrisht, nuk është në dorën time ta ndëshkoj, por në dorën time është që ato dosje që janë bërë kate të korrupsionit galopant të këtyre viteve, të shkojnë në drejtësi e të hetohen, duke filluar me të dhe me një grusht njerëzish që i kanë pirë gjakun njerëzve këto 7 vite. Ta kesh të qartë domethënë, sepse javë për javë të njëjtën gjë më pyesni në çdo studio. Nuk ka koalicion me të keqen, nuk ka bashkë- qeverisje me të keqen. E keqja do të shporret me votë, do të largohet me votë për të sjellë ndryshimin. Po nuk larguam të keqen me votë, nuk ka ndryshim.

 

Të fundit