Flash News

KRYESORE

Qeveria nis lëvrimin e ‘pagës së luftës’, Rama: Po shohim mundësinë e zgjerimit të paketës

Qeveria nis lëvrimin e ‘pagës së luftës’, Rama:

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e të hënës se gjatë ditës të paktën 9506 të vetëpunësuar dhe 5600 biznese kanë përfituar pagën e luftës. Sipas tij, janë dhe 36400 biznese dhe 61 mijë të punësuar apo vetëpunësuar që kanë dorëzuar aplikimet në Drejtorinë e Tatimeve për të përfituar pagën e luftës.

“Informacioni i ditës së sotme për pagat e luftës për biznesin e vogël që ka mbyllur aktivitetin. 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria. Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës”, shkruan Rama.

Më tej, ai shton se edhe për persona të tjerë të punësuar në sektorë të tjerë të rëndësishëm, qeveria po vlerëson mundësinë e zgjerimit të paketës. “Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta”, shkruan Rama.

Të fundit