Flash News

KRYESORE

Qeveri Rama-Basha për daljen nga kriza? Kreu i PD: Kurrë, kurrë, asnjëherë

Qeveri Rama-Basha për daljen nga kriza? Kreu i PD: Kurrë, kurrë,

Kryeopozitari Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha ato deklarata se mundësia për të dalë nga kriza ku ndodhet vendi është krijimi i një qeverie të përbashkët PD-PS. Duke i konsideruar si ‘thashetheme të minjve’, Basha deklaroi nga Elbasani se nuk do të ketë kurrë pazar në kurriz të shqiptarëve.

“Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që po përhapin minjtë për versionet e daljes nga kriza, siç është një qeveri Rama-Basha. Le t’i kujtojmë të gjithëve se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, pushtetin tonë e rrëzuam, këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, karriget janë të popullit, se këtë betejë nuk e nisëm për të marrë pushtet në tavolinë. Ta them qartë dhe prerë, pazar në kurriz të shqiptarëve kurrë, kurrë, asnjëherë”, u shpreh kreu i PD-së.

Basha tha se dalja nga kriza mund të arrihet vetëm nëpërmjet një reforme të thellë politike dhe Kushtetuese, e cila do të garantojë që institucionet dhe populli të mos mbahen më peng nga një grusht horrash apo një parti politike.

“Si të gjithë shqiptarët e ndershëm, ne jemi të investuar që kjo krizë të zgjidhet vetëm në interes të qytetarit shqiptar dhe kjo do të thotë jo vetëm dhënia e fund e një Qeverie ilegjitime dhe Parlamenti ilegjitim, por kjo do të thotë një reformë e thellë Kushtetutese që kurrë më një grusht horrash dhe një parti politike të marrë peng dhe të mbajë peng institucionet e vendit, zgjedhjet dhe popullin shqiptar. Prandaj në një dialog të vërtetë kombëtar kemi ftuar dhe ftojmë të gjithë ata që përmes përmbylljes së këtij kapitulli të tmerrshëm 30 vjeçar, të hapim kapitullin e Shqipërisë si gjithë Evropa”, tha Basha.

Lulzim Basha ftoi qytetarët e Elbasanit që të bëhen pjesë e protestës së 2 qershorit në Tiranë.

Të fundit