Flash News

KRYESORE

“Qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër”, kushtet e Partisë Demokratike për mazhorancën

“Qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër”, kushtet e

Partia Demokratike nuk kërkon një qeveri teknike me pjesëmarrjen e saj të ngjashme me atë të para-zgjedhjeve të vitit 2017-të. Nënkryetari, Edmond Spaho thekson se me rëndësi është largimi i kryeministrit Edi Rama, që sipas tij bashkëpunon me bandat për të vjedhur vota, duke shtuar se qeveria tranzitore mund të dalë edhe nga PS, por të përbëhet nga njerëz me integritet.

Do të duhet një qeveri tranzitore e përgjegjshme, qoftë edhe e dalë nga Partia Socialiste, por me njerëz të cilët kanë integritet dhe janë të përkushtuar apo të përgjegjshëm ndaj zhvillimeve në vend”, deklaroi Spaho për ‘Ora News’.

Sipas Spahos, është kryeministri Edi Rama ai që ruan lidhjet e qeverisë me krimin dhe ka krijuar partneritet me bandat.  “Ka një dosje në Prokurori ku evidenton kryetarin e bashkisë së Durrësit duke folur me kontigjentë të rëndësishëm të grupeve kriminale, njerëz të cilët kanë pasur në posedim laborator kokaine.Po kështu ka fakte për ministrat”, përfundoj Spaho.

Duke filluar nga data 2 shkurt, opozita e kryesuar nga Partia Demokratike do të angazhohet për nisjen e një vale protestash në gjithë vendin e për t'u mbledhur në një lëvizje masive më 16 shkurt në Tiranë, me qëllim largimin e qeverisë.

Të fundit