Flash News

KRYESORE

Qeveria akordon çmimin ‘Ambasador i Kombit’, kriteret për dhënien e këtij titulli

Qeveria ka vendosur të akordojë çmimin “Ambasador i Kombit”. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar kriteret për dhënien e këtij titulli.

“Ndarja e çmimit “Ambasador i Kombit” udhëhiqet nga parimet e vlerësimit të kontributit, meritokracisë, transparencës, mirënjohjes publike. Kriteret, që duhet të plotësojnë pjesëtarët e suksesshëm të diasporës për marrjen e çmimit, janë:

  1. a) integriteti dhe reputacioni në komunitetin ku ai/ajo jeton;
  2. b) përfaqësimi i suksesshëm në diasporë në:

– veprimtari humanitare;

– arsim, shkencë, teknologji;

– kulturë apo sport;

– biznes

c) kontributi i veçantë për Republikën e Shqipërisë apo diasporën”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ambasadorët e Shqipërisë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për punët e jashtme, i propozojnë ministrit përgjegjës për diasporën përfaqësuesit më të suksesshëm të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për dhënien e çmimit “Ambasador i Kombit”. Në vendim thuhet gjithashtu se çmimi “Ambasador i Kombit” jepet nga Kryeministri dhe ky çmim nuk ka vlerë monetare.

Të fundit