Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria armiqësohet edhe me austriakët. Drejtori i kompanisë së naftës: Me këtë vendim rrezikoni negociatat
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, zv. Drejtori i Jurimex, Stanislav Badinski, kompania austriake të cilës iu hoq koncesioni vitin e kaluar për 3 vendburimet e naftës Cakran, Gorisht dhe Amonicë, deklaron se do të hedh Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi kompania e tij është eliminuar padrejtësisht.
Badinski shprehet gjithashtu, se ka vënë në dijeni edhe shtetin e Austrisë, duke paralajmëruar se Shqipëria mund të rrezikojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Më tej, zyrtari i lartë i Jurimex, shtoi se Shqipëria po humbet imazhin përballë investitorëve të huaj.
Intervista e plotë e Zv. Drejtorit të Jurimex:
Kemi ndjekur zhvillimet e fundit në sektorin e naftës në Shqipëri dhe zbuluam dy tenderë për të njëjtën licencë nafte, konkretisht për fushat naftëmbajtëse Cakran-Mollaj (“Ca-Mo”) dhe Gorisht-Kocul (“Go-Ko”), të zhvilluar një në vitin 2017 dhe një në 2018. A mund të na tregoni diçka për këtë? A mund të na tregoni më shumë për kompaninë tuaj?
Stanislav Badinski: Jurimex është një kompani austriake me pothuajse 50 vjet histori suksesi. Kompania jonë është e specializuar në zhvillimin e biznesit, tregti mallrash e shërbimesh dhe shërbime këshillimore. Kemi zhvilluar biznese të ndryshme në tregje dhe sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit ku kemi zhvilluar, menaxhuar dhe përfunduar me sukses një mori projektesh të mëdha në Austri, Hungari, Itali, Turqi etj. Për shembull, ishim një nga të parët që investuan në sektorin naftë-gaz të vendeve ish sovjetike pas viteve ’90. Me mbështetjen financiare të bankave austriake, përpunuam mbi 20 milionë tonë naftë bruto në rafinerinë e Naftanit në Bjellorusi. Gjithashtu ndihmuam rafinerinë në planifikimin, financimin dhe zbatimin e një programi modernizimi me një investim total prej 1 miliard dollarësh. Si rezultat rafineria u bë një nga më të mirat në Unionin e ish Republikave sovjetike.
Pra, ndryshe nga mbajtësit e tjerë të licencave në Shqipëri që janë kompani off- shore me strukturë aksionerësh jo transparentë, kompania juaj është e regjistruar në BE me aksionerë plotësisht transparentë. Cila ishte oferta juaj për fushat Ca-Mo dhe Go-Ko?
Stanislav Badinski: Kur vizituam fushat, kuptuam se ato ishin në një gjendje të tmerrshme me infrastrukturë të rënduar dhe dëmtime të rënda mjedisore. Ekspertët tanë vlerësuan fushat dhe përpiluan një program të sofistikuar dhe profesional zhvillimi për të dy fushat, të cilat iu dorëzuan Albpetrolit së bashku me aplikimin. Në propozimin tonë ne u angazhuam të investojmë të paktën 6.5 milionë dollarë gjatë dy viteve të para. Fondet do të shpenzoheshin në rritjen e prodhimit dhe rinovimin e infrastrukturës. Planifikuam të zhvillojmë një model rezervuari 3D, një instrument i azhurnuar për zhvillimin e fushave të naftës, i cili në dijeninë tonë, deri më tani nuk është prodhuar për asnjë fushë tjetër naftëmbajtëse shqiptare. Bazuar në model, gjeologët dhe inxhinierët tanë të prodhimit do të zhvillonin një program zhvillimi afatgjatë me investime të mëtejshme. Ne vlerësuam se investimi i përgjithshëm i nevojshëm në fusha ishte mbi 80 milionë dollarë, të cilat planifikuam t’i investonim.
Mësuam se fituesi i tenderit të vitit 2018 për të njëjtën fushë nafte është kompania Transoil Group (TOG). Sipas burimeve tona, TOG ka ofruar një investim minimal prej 4 milionë dollarësh gjatë dy viteve të para. Gjithashtu edhe kompani të tjera pjesëmarrëse në tender që ishin shumë më të forta se TOG si financiarisht edhe teknikisht, nuk fituan gjë. Pra, në të vërtetë, Albpetrol refuzoi ofertën më të lartë të Jurimex-it m 2017-ën dhe kreu shpenzime shtesë për të sajuar një tender të ri vetëm për të pranuar një ofertë më të ulët. Kjo duket haptazi e parregullt dhe kriteret që Albpetrol përdori për të marrë vendimin nuk ishin thjesht ekonomike, ashtu sikurse motivi i saj nuk ka qenë aspak përfitimi i popullit shqiptar. Kur sheh licencat ekzistuese, të gjitha operacionet e tyre janë me humbje dhe buxheti i shtetit shqiptar nuk ka përfituar asnjë taksë deri më tani. A mund të komentoni për këtë?
Stanislav Badinski: Nuk kemi ndonjë të dhënë të detajuar mbi procesin e tenderit të ri, por vetëm çfarë na ka informuar këshilltari ynë ligjor. Por mendimi ynë është se ngjarjet lidhur me ktë tender ja vlen të hetohen më thellë, për të hedhur dritë mbi cfarë ka ndodhur. Për sa kohë nuk kemi informacione mbi operacionet e liçencë-mbajtësve të tjerë, nuk mund të komentojmë dot mbi çështjet e tyre metaksat, por unë mund t’ju them se sipas vlerësimeve tona, ne do t’i paguanim qeverisë shqiptare 50 milionë dollarë në përqindje prodhimi dhe 80 milionë dollarë në tatim mbi fitimin gjatë kohëzgjatjes së licencës.
Le ta përmbledhim: Albpetrol ka anuluar negociatat me një kompani të BE-së që ofron kushte shumë më të mira vetëm për t’i dhënë licencën një kompanie offshore me një ofertë më të keqe dhe një kompani që tashmë ka rrënuar fushën naftëmbajtëse të Visokës. Si e vlerësojnë këshilltarët tuaj ligjorë mënyrën se si kompania juaj është trajtuar nga Albpetrol?
Stanislav Badinski: Këshilltarët tanë ligjorë janë të qartë se duke ndërprerë negociatat Albpetrol ka shkelur qartë të drejtat tona. Një sjellje e tillë është e paimagjinueshme në Bashkimin Evropian, të cilit Shqipëria po përpiqet t’i bashkohet. Gjithashtu autoritetet austriake dhe Ambasadori dhe Përfaqësuesi Tregtisë së Austrisë në Shqipëri janë habitur nga veprimet e Albpetrol. Ne u këshilluam nga përfaqësuesit tanë ligjorë, të ndërmarrim veprime ligjore dhe e ndoqëm këtë çështje në gjykatat shqiptare dhe në prokurori; dhe do të ndërmarrim të njëjtat masa edhe në gjykatat ndërkombëtare.
Shqipëria ka nevojë urgjente për investime të huaja për të zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën e saj. A mendoni se një trajtim i tillë i investitorëve evropianë, si në rastin tuaj, do të dëmtojë imazhin e vendit tonë dhe do të ndalojë një numër të madh investitorësh ndërkombëtarë që të vijnë në Shqipëri?
Stanislav Badinski: Jemi të bindur se qeveria shqiptare e di mirë se si të përmirësojë imazhin e Shqipërisë dhe se si të tërheqë investitorët ndërkombëtarë strategjikë në vend dhe në lidhje me këtë nuk ka nevojë për këshillën tonë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38