Flash News

KRYESORE

Qeveria bllokoi fondet e bashkisë, dega e PD paralajmëron Ramën: Fundi yt do të vijë nga Shkodra

Qeveria bllokoi fondet e bashkisë, dega e PD paralajmëron Ramën:

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër reagoi pas vendimit për të bllokuar procedurat e likuidimit të fondeve  dhe investimeve në Bashkinë e Shkodrës nga Ministria e Financave.

Dje, Dega e Thesarit Shkodër argumenton se nuk ka kryer transferimin e parave sepse “sipas ligjit, kryetares së Bashkisë Shkodër i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 dhe në vazhdim do të jetë këshilli bashkiak që do ta zgjidhë këtë çështje”.

Dega e PD e cilëson këtë vendim si një hakmarrje për shkodranët që kundërshtuan Këshillin e ri Bashkiak të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Edi Rama fillon menjëherë hakmarrjen kundrejt Shkodrës !

Pas protestave në qytetin e Shkodrës,Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër,duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.

E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës,prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje,në qytetin tonë ka sjellë 0 investime,e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta. Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës. Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë.

Çfarëdo që të bësh,duhet ta dish mirë që fundi jot dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!”, paralajmëron dega e PD.

Të fundit