Flash News

KRYESORE

“Qeveria bllokon llogarinë bankare të RD”, shkak ish-ministri i PS-së

“Qeveria bllokon llogarinë bankare të RD-së”, kështu shkruhet në artikullin e kësaj gazete. Sipas kësaj medie bllokimi i llogarisë është një goditje ndaj simbolit të medias së lirë në Shqipëri dhe kërkon të përçojë frikë te opozitarët.

Bllokimi i llogarisë lidhet me një vendim të vitit 2003 të Gjykatës në mbrojtje të një ish-ministri të PS-së. Bllokimi i llogarisë vjen 14 vite më vonë, pasi kanë kaluar afatet që përcakton ligji për Përmbarimin.

“Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria bëhet i pamundur dhe funksionimi i kësaj gazete dhe dalja e saj në treg. Gjatë këtyre ditëve, pra nga 1 nëntori, kemi patur vështirësi në marrëdhëniet me të tretët dhe kjo sjell anomali në versionin print të gazetës”, shkruan “RD”, duke sqaruar lexuesit.

 

Të fundit