Flash News

KRYESORE

Qeveria braktis homazhet për Fadil Hasën, Edi Rama përfaqësohet nga djali i Nar Kokës

Qeveria ka braktisur homazhet në nder të ‘Artistit të Merituar’, Fadil Hasa, i cili ndërroi jetë dje në moshën 78 vjeçare. Në ceremoninë e mbajtur në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, u vu re mungesa e përfaqësuesve të lartë të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Kryeministri Rama u përfaqësua në homazhe nga Ron Koka, i cili është pjesë e kabinetit të tij, raporton ‘Fax News’.

Ron Koka, është dajli i Leonard Kokës, personi që bëri të mundur takimin Rama-Meta pesë vite më parë, ku u vendos për krijimin e koalicionit PS-LSI, që më pas fitoi zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Vëllai i Leonardit, Lefter Koka, ishte ministër i Mjedisit në qeverinë e parë të Ramës.

Sa i përket homazheve për aktorin shqiptar, aty morën pjesë personalitete nga Shqipëria, përfshirë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga deputetët Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe Fatbardha Kadiu.

Të fundit