Flash News

KRYESORE

Qeveria dhe bashkia shtojnë presionin, banorët e 'unazës' sfidojnë duke thelluar kërkesat: Nuk largohemi, do financojmë ndërtimin e shkollës

Qeveria dhe bashkia shtojnë presionin, banorët e

Banorët e ‘Unazës së Re’ duken të vendosur për të mos u larguar nga shtëpitë e tyre, të paktën pa marrë një dëmshpërblim që plotëson nevojat e tyra. Por ndërkohë që bashkia dhe qeveria shton presionin ndaj tyre, banorët po e thellojnë kërkesat e tyre.

Ata kanë propozuar sot për të vetëfinancuar ndërtimin e një shkolle në këtë zonë, e cila nuk ka asnjë institucion arsimor ndonëse aty jetojnë rreth 100 mijë banorëve.

“Vazhdon në ditën e 27 protesta qytetare në Unazë te Re. Banorët sot dolën edhe me një propozim social, për të ndërtuar nje shkollë vetë, pasi ajo zonë me 100 mijë banorë nuk ka asnjë shkollë 9 vjeçare apo të mesme si dhe asnjë kopësht apo qendër sociale, dhe është e braktisuar nga qeveria. "Shpellarët" kanë shpalosur vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit edhe konkretisht. Respektoni te drejten dhe ligjin”, shkruhet në faqen ‘Mbështetje banorëve të Unazës së Re’.

Banorët e kësaj zone kanë protestuar sërish sot kundër planit që u prish shtëpitë dhe nuk u garanton atyre një zgjidhje të qëndrueshme e të përhershme.

Të fundit