Flash News

KRYESORE

'Qeveria do ti shohim ngjarjet sipas ERTV', Koçiu: Nuk e duam Ramën kryeredaktor

'Qeveria do ti shohim ngjarjet sipas ERTV', Koçiu: Nuk e duam

Gazetarja Mimoza Koçiu ka folur nga protesta e gazetarëve që po zhvillohet para parlamentit.

Ajo e ka quajtur qesharake paketën anti-shpifje dhe deputetët që sot duan ta kalojnë në kuvend.

Sipas Koçiut kryeministri Rama kërkon të bëhet kryeredaktor i gazetarëve.

“Qeveria do që ti shohim ngjarjet sipas ERTV. Qeveria s’po zgjidh problemet e qytetarëve. Nuk duam Ramën kryeministër, që ta kemi kryeredaktor.

Media zgjidhet për vetërregullim. Ky është parimi. Problemet e medias nuk janë problemet e qeverisë. Shumë organizata kanë pasur komunikim me qeverinë. Asnjëherë nuk jemi thirrur nga qeveria që të na thuhet ju mendoni këtë, ne mendojmë atë.

Një nga gafat në projektligj ishte që i këkrohet mediave të kishte një kod medie. Kur e panë që e kishim, e hoqëm pikën. Se kuptoj pse vazhdojnë bëhen qesharake deputetët”, tha Koçiu.

Të fundit