Flash News

KRYESORE

"Qeveria e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë"; Bardhi publikon video-mesazhin e fortë, ekspozon "dështimet" e Ramës

"Qeveria e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot

“Një Qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!”, kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale referuar atentatit të ndodhur në Elbasan ndaj Ardian Çapja.

Përmes një video-mesazhi Bardhi ka renditur krimet e ndodhura përgjatë dy javëve të fundit në vend duke theksuar se krimi në vend është duke cenuar rendin dhe sigurinë.

 “Sot krimi kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krimesh ekspozon edhe njëherë dështimet e Ramës. Një 25-vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë. Në Laç 2 persona humbën jetën me armë zjarri. Në Tiranë regjistrohet një shpërthim me eksploziv pranë një hoteli. Ekzekutohen në pritë dy vëllezër në Krujë! Vlorë, gjendet një pako me tritol në zonë të banuar. Arrestohet vëllai i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës për kultivim kanabisi. Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 milionë euro drogë! Atentat me snajper në qytetin e Elbasanit. Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!”, thuhet në video-mesazhin e Bardhit.

Të fundit