Flash News

KRYESORE

‘Qeveria e ish-stalinistëve ka dhunuar dhe grabitur pronën’/ Nishani u dërgon një mesazh Komisionit të Venecias: Kërkoni dhe verifikoni skandalin

Duke ju referuar lajmit për mbërritjen e një delegacioni të Komisionit të Venecias në vendin tonë, ku fokus i vizitës është Ligji për Pronat, ish presidenti Bujar Nishani kërkon që ky delegacion të verifikojë edhe skandalin e madh që është bërë më ligjin e Qeverisë.

Duke ju referuar ‘rilindjes’, Nishani e quan atë një qeveri t ëish-stalinistëve, ndërsa Ligjin e Pronave e cilëson si ‘një variant modern i rikonfiskimit të pronave të sekuestruara nga etërit e bijve’, dhe sipas tij, Komisioni i Vencias ka shumë çështje mbi të cilat mund të hulumtojë.

Gjithashtu, ish presidenti kërkon që Venecia të verifikojë korrespondencën dhe përmbajtjen e varianteve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Venecias dhe variantin origjinal të dërguar nga Parlamenti tek Presidenti për dekretim.

Sipas Nishanit, varianti i dërguar në Venecia është i mangët.

Reagimi i Nishanit në facebook

Të fundit