Flash News

KRYESORE

Qeveria e re/ Haradinaj arrin marrëveshje me Isa Mustafën, emrat e kandidatëve për ministrat e rinj

Qeveria e re/ Haradinaj arrin marrëveshje me Isa Mustafën, emrat e

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ky fakt u konfirmua nga kryetari i AAK-së, Haradinaj pas takimit me kryetarin e LDK-së, Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.

Haradinaj ka konfirmuar edhe emrat e kandidatëve të partisë së tij për të qenë ministra në qeverisjen e re.

“Arritëm marrëveshje për koalicionin qeverisës, për krijimin e qeverisë së re. Kosovën e presin plot sfida, e sfida e parë është gjendja me pandeminë, me të gjitha këto pasoja që ka shkaktuar, sidomos ekonomisë së vendit.

Aleanca në këtë qeveri mban përgjegjësi, për politikën e jashtme, ministrinë e punëve të jashtme të drejtësisë të zhvillimit ekonomik dhe të arsimit, janë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ministria e jashtme Meliza Haradinaj, ministri i drejtësisë Selim Selimi, ministri i zhvillimit ekonomik Blerim Kuqi, si dhe Ramë Likaj do të jetë ministër i Arsimit”, tha Haradinaj.

Qeveria Hoti mund të krijohet vetëm nëse në Kuvend arrin të sigurojë 61 votat e deputetëve.

Të fundit