Flash News

KRYESORE

Qeveria e re në Kosovë/ LDK-ja cakton ministrat; Vjosa Osmani refuzon postin e kryeparlamentares

Qeveria e re në Kosovë/ LDK-ja cakton ministrat; Vjosa Osmani refuzon

Pas 4 muajsh nga zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës, duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re.

Mediat e Kosovës kanë publikuar emrat e ministrave të qeverisë së re.

Vjosa Osmani refuzon të marrë postin e kryeparlamentares, edhe pse marrja e këtij posti nga LDK-ja ishte kyç për arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë.

Ajo ka kërkuar postin e ministres së Brendshme, por kjo nuk është mbështetur nga kryetari Isa Mustafa që ka preferuar Agim Veliun, raportojnë mediat e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë LDK ka vendosur që Avullah Hoti të jetë zëvendëskryeministër.

Anton Quni është propozuar Ministër I Mbrojtjes. Besian Mustafa në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Të fundit