Flash News

KRYESORE

Qeveria e re, Rama mbledh sot ministrat në takim joformal

Qeveria e re, Rama mbledh sot ministrat në takim joformal

Një ditë pasi ka zyrtarizuar emrat e ministrave të rinj për qeverinë e dytë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim joformal në qytetin e Vlorës.

Në takim do marrin pjesë të gjithë ministrat që do të betohen në muajn shtator, si dhe zv/kryeministrja Senida Mesi.

Edhe në 2013-ën Rama veproi njësoj dukë zgjedhur Vlorën si qytetin ku ministrave u jepen urdhrat e para.

Emrat e rinj të ministrave kanë shkaktuar shumë pakënaqësi te opozita dhe një pjesë e qytetarëve, për shkak të të kaluarës së tyre në regjimin komunist. Emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm janë kundërshtuar ashpër nga Partia Demokratike.

Andi Bushati: Kjo është arsyeja pse Rama nxorri jashtë qeverisë Tahirin dhe Beqajn

Mbetën pa ministri, ja postet e rëndësishme ku mund të ‘strehohen’ Tahiri, Beqaj dhe Kodheli

Të fundit