Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria e Serbisë pritet të dërgojë mbi 100 autobusë me serbë në zgjedhjet e Kosovës
Si asnjëherë më parë që nga funksionimi i demokracisë parlamentare në Kosovë, prej vitit 2000 kësaj radhe, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pritet të zhvillohet një betejë e ashpër politike dhe zgjedhore midis subjekteve që tubojnë politikanë serbë.
Qeveria e Serbisë pritet t’i dërgojë mbi 100 autobusë të dielën me serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, për të votuar për Listën Serbe. Kjo do të jetë sprovë për sigurinë.
Bëhet fjalë për garën për dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb. Kjo është radha e dytë që aplikohet modeli i ulëseve të garantuara që mundëson ndarjen për komunitetin serbe të dhjetë ulëseve. Më parë, siç dihet, në dy mandate, pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2010, ka qenë në fuqi modeli i ulëseve të rezervuara që ishte më i favorshëm për komunitetet pakicë, sepse mundësonte që pos këtyre dhjetë ulëseve gjithsesi të sigurta, komunitetet pakicë të marrin edhe mandate shtesë të fituara drejtpërdrejt në zgjedhje.
Në zgjedhjet e para me mandate të garantuara, më 8 qershor të vitit 2014, Lista Serbe që ishte krijuar vetëm pak javë para këtyre zgjedhjeve, fitoi nëntë prej dhjetë mandateve të dedikuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat i takoi subjektit të Nenad Rasic. Por, duket që raporti i forcave politike ndër serbët e Kosovës ka ndryshuar, ose, duket që do të ketë një dyluftim midis Listës Serbe, të favorizuar në të gjitha mënyrat e mundshme nga Qeveria e Serbisë, dhe subjekteve të tjera serbe, mbi të gjitha SLS të Slobodan Petrovic dhe partisë së Aleksandar Jablanovic. Raporti i forcave realisht favorizon ende në këtë garë Listën Serbe, të cilën formalisht e udhëheq Slavko Simic, që ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj Liste në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e Serbisë ka mobilizuar të gjitha kapacitetet politike, ekonomike dhe sociale, për t’i fituar të dhjetë mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, sepse, në këtë mënyrë Presidenti Aleksandar Vucic synon të mbajë në fuqi ndikimin e tij përbrenda Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan politiko.net. Llogaritet që janë diku njëzet mijë serbë të Kosovës që marrin paga nga Serbia, në sistemin paralel administrativ – gati 6000 mijë – dhe në sistemin e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovës – gati 14000 mijë.
Ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet presidenciale në Serbi, kur të gjithë këta votuan për kandidatin e SNS, Kryeministrin Vucic, edhe kësaj here, Beogradi po bën gjithçka që të gjithë këta të votojnë për Listën Serbe, sepse në të kundërtën do të rrezikojnë të humbin vendin e punës. Në anën tjetër, janë diku rreth 1900 votues në Serbi, serbë të Kosovës, që janë certifikuar, nga ana e KQZ’së në Prishtinë, për të votuar me postë. Pritet edhe këtu që të gjithë këta serbë të Kosovës, që jetojnë në Serbi, ta përkrahin Listën Serbe. Megjithatë, këto dy veprime, dhe as një fushatë e egër kundër të gjitha subjekteve të tjera serbe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk po shihen si të mjaftueshme në Beograd për t’i marrë të dhjetë mandatet. Siç ka marrë vesh Politiko.net nga burimet diplomatike ndërkombëtare në Prishtinë, Qeveria e Serbisë e ka ndërmend të sjellë të dielën në Kosovë, 70 deri 100 autobusë, në mos edhe më tepër, me votues serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, por që janë të pajisur me dokumente të rregullta identifikimi, për të votuar në së paku katër qendra të votimit, dy në Veri dhe dy në pjesë Lindore të Kosovës. Kemi të bëjmë me votat e kushtëzuara, validiteti i të cilave do të verifikohet më pas nga KQZ. Ky do të jetë rasti i parë në zgjedhjet kosovare kur kemi një organizim të këtij lloji të serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi. Pritet që 35005000 prej tyre do të votojnë në këtë mënyrë, gjë që gjithsesi pritet t’i shtojë gjasat e Listës Serbe për fitore. Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike perëndimore, i gjithë ky operacion i votimit në Kosovë, nga qytetarët serbë që do të sillen me autobusë në Kosovë, gjithsesi paraqet një sfidë për Policinë e Kosovës dhe për rregullsinë e këtyre votimeve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38