Flash News

KRYESORE

Qeveria e shpalli “non grata”, eurodeputetja qipriote: Është titull nderi për mua

Qeveria e shpalli “non grata”, eurodeputetja qipriote:

Pas shpalljes “non grata” nga Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous.

Hellas Journal” shkruan se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi.

“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri”, citohet Theocharous nga “Hellas Journal”.

Sipas të njëjtit burim: Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”. ”Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit”.

“Znj Theocharous, e cili është raportuesi në hije për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE, pritet të flasë në lidhje me vrasjen e Konstandinos Kaçifas të hënën, para Parlamentit Evropian”, raporton më tej kjo media.

Të fundit