Flash News

KRYESORE

Qeveria gjen “zgjidhjen” për largimin e shqiptarëve nga vendi; do marrim të huaj

Qeveria gjen “zgjidhjen” për largimin e shqiptarëve nga

Vitet e fundit, një nga problemet kryesore në vend ka qenë largimi nga Shqipëria i shumë qytetarëve, shumica prej tyre të rinj dhe profesionistë.

Për shkallën e lartë të emigracionit, akuzat janë drejtuar nga qeveria, dhe duket se kjo e fundit, me vonesë, por më në fund e ka gjetur zgjidhjen.

Nuk bëhet fjalë për të frenuar largimin e shqiptarëve nga vendi, por për të zëvendësuar të larguarit.

Qeveria ka nxjerrë për konsultim strategjinë kombëtare për qeverisjen e migracionit dhe planin e veprimit duke parashikuar një seri masash. Sipas asaj që raporton “Monitor”, mes disa sferave që përcaktojnë politikat që duhet të ndërmerren është parashikuar edhe sfera 3 e cila i dedikohet politikave të efektshme të migracionit për motive punësimi dhe ndikimi i rritur pozitiv i migracionit tek zhvillimi kombëtar/lokal. Në pjesën e politikave të efektshme të migracionit për efekte pozitive është parashikuar edhe një pikë që nënvizon kuadrin e politikave të efektshme të migracionit për efekte të punësimit.

Duke analizuar disa prej tyre strategjia çon vëmendjen edhe tek ndryshimi i qëndrimit që vendi ynë ka ndaj të punësuarve të huaj. Madje strategjia nënvizon se qasja në të ardhmen e afërt duhet të jetë e ngjashme me vendet fqinje sot pjesë e BE që për sektorë të caktuar dhe në bazë të kërkesës së tregut bëjnë punësime me kontrata afatgjata për të huajt.

“Shqipëria ka një sistem kuotash  për menaxhimin e imigracionit të punës, i cili synon të përcaktojë aktivitetet dhe profesionet për të cilat lejohet punësimi, si dhe numri i lejeve të punës. Procesi i përcaktimit të kuotave vjetore për punësimin e imigrantëve varet shumë nga prioritetet e politikave të migracionit dhe nga situata e ndryshueshme në tregun e punës (sidomos në lidhje me punësimin sezonal). Ky proces ka pasur një efekt të kufizuar dhe duhet të rishikohet për të reaguar më mirë ndaj nevojave të tregut të punës, sidomos në sektorët me mungesë të aftësive. Për më tepër, në të ardhmen e afërt, Shqipëria, njësoj si shumë vende fqinje të BE-së, do të duhet të marrë në konsideratë ofrimin e skemave specifike për tërheqjen e profesionistëve të huaj dhe punëtorëve të kualifikuar në sektorët  me kërkesë të lartë, përfshi këtu edhe kombinimin e lejes afat-gjatë të qëndrimit dhe të punësimit”, thuhet në strategji.

Të fundit