Flash News

KRYESORE

Qeveria ka fshehur shifrat, borxhi publik arrin në 73%, u zbulua nga ministrja teknike

Qeveria ka fshehur shifrat, borxhi publik arrin në 73%, u zbulua nga

Teksa mandati qeverisës është në fund të tij, buxheti i shtetit mbart detyrime të fshehura në më shumë se 300 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në treguesin e borxhit publik, i cili edhe pa këto detyrime e mbylli vitin 2016 në 71.01% e PBB-së.

Një grup pune në ministrinë e Financave është duke punuar mbi identifikimin e saktë të shifrës, por burime nga ky grup i pohuan Monitor se janë identifikuar detyrime të prapambetura që shkojnë deri në 320 milionë euro të cilat nuk janë përfshire në tregues zyrtar të borxhit.

Të njëjtat burime pohuan se grupi i punës është duke hasur në vështirësi pasi institucionet refuzojnë të bëjnë transparente të gjitha faturat e pashlyera dhe shifra nuk është përfundimtare.

Ndërkohë revista Monitor ne muajin prill 2017 identifikoi borxhin në burim që disa ente publike kishin krijuar deri në fund të vitit 2016, me një shumë totale 32 miliardë lekë. Ky borxh është pranuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse.

Detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime të papaguara në rrugë, rimbursim TVSH-je dhe gjyqe të humbura. Fatura është rënduar edhe nga borxhet e pushtetit lokal dhe faturat e papaguara të energjisë për vitet 2014-2015 nga Entet Publike.

Si borxhi kërcen në 73% të PBB-së

Në fund të vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi publik arriti në 1.066 trilionë lekë, apo 71.01% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 72.66% vitin e mëparshëm. Por, burime nga Ministria e Financave pohuan se këtu nuk përfshihen detyrimet e krijuara rishtazi. Vetëm FMN pohoi se përfshin në borxhin publik edhe detyrimet e pushtetit lokal.

Nëse borxhit publik do t’i shtoheshin të paktën 32 miliardë lekë detyrime të identifikuara të prapambetura, atëhere ai do të kërcente në 1.098 trilionë lekë, ose 73% e PBB-së.

Të fundit