Flash News

KRYESORE

Qeveria ka ngritur Task-Forcën për 'ndjekjen' e zyrtarëve që përfshihen në fushatë. Pse nuk 'e kap' drejtorin e doganës së Beratit?

Qeveria, me anë të një vendimi, ka ngritur një Taskë-Forcë për ndalimin e përdorimit të punonjësve të administratës publike dhe materialeve shtetërore në fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Task Forca, sipas parashikimeve të vendimit, duhet të marrë masa për paralajëmrimin, pezullimin apo shkarkimin e punonjësve që angazhohen në fushatë, në shkelje të ligjit, madje edhe jashtë orarit të punës.

Por duket se kjo është pengesë vetëm në letër.

Aurel Veizaj, Drejtor i Degës Doganore Berat, me statusin nëpunësit civil, bën fushatë hapur për Partinë Socialiste, kandidatin Erion Veliaj dhe kandidaten për Këshill Bashkiak, Teuta Vodo, me pankarta dhe parulla, ekspozuar publikisht në rrugët e Tiranës dhe në Facebook.

Kjo është në shkelje të plotë të pikës 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave, neni 37,ligjit nr.152/2013, ku thuhet:

Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

  1. a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
  2. c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.

 

Të fundit