Flash News

KRYESORE

‘Qeveria këto 2 javë ka dhënë 52 milionë euro tendera’,  Basha paralajmëron: Pas pak fakte tronditëse nga selia blu

Kreu i PD, Lulzim Basha  paralajmëron se pas pak nga selia blu do të paraqiten fakte që ai i quan tronditëse se si qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Basha thekson se këto para mund të përdoreshin për paketën e ndihmës social-ekonomike të propozuar nga PD prej 10 ditësh.

Ai paraqet edhe njëherë propozimet e PD, përmes një postimi në twitter.

Statusi i Bashës

Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh

“Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria t’ju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë

që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:

• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.

• Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.”

 

Të fundit