Flash News

KRYESORE

Qeveria kritikohet për mosçeljen negociatave, Erjon Braçe reagon i tensionuar: Duhet ta qepni!

Qeveria kritikohet për mosçeljen negociatave, Erjon Braçe

Qeveria e Edi Ramës gjendet brenda një stuhie kritikash pas dështimit në procesin e integrimit, duke mos arritur të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar ashpër dhe i tensionuar duke kërkuar prej kritikëve që të mbyllin gojën, sepse sipas tij, BE ka bërë një zgjidhje të qartë. Për dështimin e PS dhe qeverisë së Ramës për mosçeljen e negociatave, Braçe sërish bën fajtorë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Reagimi i Erjon Braçes:

DUHET TA QEPNI!

BASHKIMI EVROPIAN KA BERE NJE ZGJEDHJE TE QARTE!

Vlereson,

gjithcka qe Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, perkatesisht Lulzim Basha e Monika Kryemadhi,

sulmojne, pengojne, demtojne;

POSACERISHT-Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun e gjykatesve e prokuroreve ne Sistem.

Zhvlereson,

gjithcka qe Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, perkatesisht Lulzim Basha e Monika kryemadhi,

kthyen ne kauze, u perfshine ne inskenime kriminale duke korruptuar institucione e lidhur ato me kriminele ordinere,

mbi kete baze shpifen kudo e cdo dite ne 6 muajt e fundit;

POSACERISHT-Ceshtjen e "vellait te ministrit te Brendshem" dhe perfshirjen e ketij te fundit, ministrit te Brendshem ne aktivitete kriminale.

Detyron,

pra, le si detyra ne vijim pergjate ketij viti deri ne qershor 2019-te,

gjithcka qe Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, perkatesisht Lulzim Basha e Monika Kryemadhi,

refuzojne, luftojne, demtojne deri sa ta "vdesin"-edhe dje pati nje sulm te tille, ta nderpresin dhe ta zhbejne sapo te arrijne pushtetin,

REFORMEN E DREJTESISE!

POSACERISHT-VETTINGUN e gjyqtareve dhe prokuroreve ne Sistem, ku shpall "nevojen kritike per te konsoliduar me tej progresin e bere .... permes verifikimit",

duke detajuar:

"Avancimin e metejshem te procesit te rivleresimit te gjyqtareve dhe prokuroreve, ne vecanti duke plotesuar te gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit te strukturave te pavarura gjyqesore sic parashihet ne reformen kushtetuese..." Pra,

gjithcka qe PD e LSI, Basha e Kryemadhi, nuk e duan, nuk e bejne, do e nderpresin, do e shkaterrojne!

Kjo eshte zgjedhje!

E ketij shekulli, duke lene pas te gjithe palacot e shekullit te shkuar!

Per Shqiperine!

LSI kërkon pakt kombëtar për integrimin, Luan Rama: Duhet të dorëhiqet kryeministri

Mirela Kumbaro tallet me Ditmir Bushatin, i publikon lajmin që ministri nuk do donte të lexonte

Të fundit