Flash News

KRYESORE

Qeveria maqedonase riemërton aeroportin dhe autostradën, Athina përshëndet vendimin

Qeveria maqedonase riemërton aeroportin dhe autostradën, Athina

Autostrada që lidh qendrën e vendit me kufirin jugor në Maqedoni mori emrin e ri “Miqësia”, ndërkohë që aeroporti i Shkupit, që deri tani mbante emrin ”Aleksandri i madh”, u riemërtua “Aeroporti ndërkombëtar Shkup”, njoftoi dje në mbrëmje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, në një konferencën të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në vendin e vogël ballkanik, Samuel Zhbogar.

”Me vendimin që ka marrë qeveria konfirmohen hapat për ndërtimin e miqësisë dhe të besimit me Greqinë”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se vendi i tij ishte i gatshëm edhe për një përcaktim gjeografik duke theksuar se çështja për kontestin me emrin që Maqedonia ka me Greqinë është thelbësore dhe duhet t’i jepet një shans për zgjidhje përmes bisedimeve.

 Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë thuhet: Përshëndesim vendimin e sotëm (dje) të Qeverisë së ish-Jugosllavisë së Republikës së Maqedonisë ta riemërojë aeroportin në Shkup në ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, si dhe autostradën që lidh Shkupin me kufirin grek në ‘Autostrada e Miqësisë’. Vendimi i sotëm është hap pozitiv për kthesë të asaj që është bërë në dekadën e kaluar dhe kishte prishur marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në drejtim me menaxhimin me irredentizmin dhe shpresojmë se do të thotë hapje e një kapitullit të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve.

Të fundit