Flash News

KRYESORE

Qeveria marrëveshje me Fondacionin Firdeus për Thumanën, Elvis Naçi: Shtëpitë do t’i ndërtojmë vetë

Qeveria marrëveshje me Fondacionin Firdeus për Thumanën, Elvis

Qeveria ka nënshkruar sot një marrëveshje me Fondacionin Firdeus për rindërtimin e banesave të shkatërruara në Thumanë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili thekson se ky pakt është gur i rëndësishëm në themelet e rindërtimit.

“9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Ahmetaj teksa shton se themelet e para do të hidhen nga Fondacioni Firdeus pas investimit 5.7 milion dollarë të qeverisë në përgatitjen e terrenit të rindërtimit.

Postimi i Arben Ahmetajt:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

👉Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojë të hedhë themelet e para!

Të fundit