Flash News

KRYESORE

Qeveria mbylli lokalet e natës, reagon Rovena Dilo: Për ne nuk ka pagë lufte, shuma prej 26 mijë lekësh është tallëse

Qeveria mbylli lokalet e natës, reagon Rovena Dilo: Për ne nuk ka

Këngëtarja Rovena Dilo ka kundërshtuar nismën e qeverisë për mbylljen e diskove dhe lokaleve të natës pas orës 20.00 për shkak të pandemisë.

Duke folur në emisionin Top Talk në TCH, Dilo tha se aktivitetet muzikore duhet të rifillohen, por me publik të kufizuar, ndërsa ironizoi fondin e vënë në dispozicion nga autoritetet për pagën e luftës, duke e cilësuar një shumë tallëse që nuk mjafton për asgjë.

“Ajo që unë do të thosha si këngëtare dhe si një këngëtare me emër në Shqipëri, pavarësisht që nuk jam shumë fort pjesë e “live-ve”, por edhe ato “live” që kemi pasur na i ka hequr. Ky nuk është një problem shumë i madh dhe nuk është pyetur ndonjëherë dhe nuk është vendosur ndonjëherë uji në zjarr, për këtë kategori artistësh që nuk janë të punësuar diku, por janë të vetëpunësuar dhe këto masa, kjo pandemi, i ka marrë në qafë në kuptimin total të fjalës. I ka lënë pa asnjë mbështetje ekonomike, pra për ne nuk ka as pagë lufte, pra nuk ka as 26 mijë lekë të reja. Ndërkohë që duhet të ishte një pagë më e mirë se 26 mijë lekë të reja, sepse 26 mijë lekë të reja, pavarësisht që është rrogë që konsiderohet një Shqipëri, ndërkohë është një pagë tallëse”, tha Dilo.

“Ka qenë një standard për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për muzikantët”, thotë gazetari Denis Dyrnjaja.

“Pikërisht prandaj thash, megjithëse është një pagë për të gjithë shoqërinë shqiptare, kjo në përgjithësi është një pagë tallëse për të gjithë ne, përfshirë këtu dhe muzikantët dhe artistët që mendohet të jenë një pjesë frymëzuese për kombin. Mua ajo që s’më pëlqen është që gjithmonë në raste të tilla, është goditur sektori i artit dhe muzikës. Ndërkohë që sektori i artit dhe muzikës është sektori më vital. Pra, ku të marrim masa? Kë të kufizojmë? Muzikën, “live-n”, grumbullimin e muzikës dhe të artit”, shtoi Rovena Dilo.

Të fundit