Flash News

KRYESORE

Qeveria miraton 'anti-KÇK-në-, Gjonaj: Pasuritë e pajustifikuara do të sekuestrohen, kush do të japë llogari një më një

Qeveria miraton 'anti-KÇK-në-, Gjonaj: Pasuritë e

Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se sot qeveria ka miratuar paketën anti-KÇK, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë më shumë detaje nga ky vendim.

Sipas ministres, akti thelbësor i paketës është akt normativ që hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, trafiqe dhe krime të rënda.

“Vendimet e sotme ndryshojnë ligjin anti-mafia, për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe Kodin penal.

Akti thelbësor i paketës është akt normativ që hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, trafiqe dhe krime të rënda.

Pjesë e saj janë edhe ata që ndonëse të akuzuar për krime dhe përfshirje në krime, prej sistemit të drejtësisë nuk u dënuan dhe sot janë të lirë.

Duhet të provojnë se banesat, bizneset tokat, llogaritë bankare të tyre dhe familjare burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm. Duhet të justifikojnë pasuritë. Subjektet janë edhe ata që për të fshehur pasuritë e paligjshme i transferojnë në emra të palëve të treta.

Do të anulohen dhe cilësohen të pavlefshme. Do japin llogari një më një.

Akti normativ i jep policisë, SPAK dhe gjykatave të posaçme mjetet për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën efikase.

Pjesa tjetër, ka të bëjë me sistemin e drejtësisë me vendime si ai i gjykatës së Krujës.

Për ata që abuzojnë për interesa personal në ditët e fundit të vettingut me këtë paketë, do kenë mekanizma të reja për të ndëshkuar cdo gjyqtar dhe prokurorë që merr guximin të shkelë ligjin”, tha Gjonaj.

Të fundit