Flash News

KRYESORE

Qeveria miraton shërbimet që përfitojnë të rinjtë me kartën e studentit, por aplikimet nisin në shtator

Me propozim të Ministrisë së Arsimit, qeveria ka miratuar kategoritë e shërbimeve të ofruara nga entet shtetërore të cilat përfitohen përmes përdorimit të kartës së studentit.

Sipas vendimit, vendimit studentët që do të jenë të pajisur me kartë do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara në disa kategori.

Në vendim thuhet se shpenzimet për prodhimin dhe lëshimin e kartave të studentëve do të bëhet nga buxheti i shtetit po kështu edhe përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës do të mbulohen po nga buxheti.

Sipas projekt vendimit, studentët do të përfitojnë çmime të reduktuara në shërbimet në fushën e Kulturës, Shëndetësisë, Arsimit e Sportit, në fushën e Ekonomisë dhe Drejtësisë.

Por në projektligjin në fjalë nuk thuhet se kur do të nis puna për pajisjen e studentëve me karta. Në draftin e publikuar nga kryeministria thuhej se puna do të niste në muajin shtator por nuk jep afat se kur do të përfundojë.

 

Të fundit