Flash News

KRYESORE

Qeveria ndryshon skemë që pas rënies së Riformatos, tashmë dezinsektimi bëhet nga toka dhe jo me avion

Qeveria ndryshon skemë që pas rënies së Riformatos,

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video ku njofton nisjen e procesit të dezinsektimit. “Me këto pamje nga programi i dizinsektimit që ka nisur nga Divjaka për të vijuar përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Butrinti në Velipojë, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Siç shfaqet edhe në video, këtë vit procesi i dezinsektimit po bëhet nga toka dhe jo nga ajri me anë të avionit, siç është përdorur pak vite më parë. Mesa duket, që pas rënies së avionit të pilotit italian, Giorgio Riformato, qeveria ka vendosur të ndryshojë skemë.

‘Avionët e mushkonjave’ u bënë të njohur ku Partia Demokratike denoncoi trafikun e drogës me anë të avionëve ndërkohë që mazhroanca shprehej se avionëve të cilët ju referohet opozita janë angazhuar për dezinsektimin e vijës bregdetare. Por vetëm pak kohë pas denoncimit të PD-së, në Divjakë u rrëzua një avion i vogël, nga ata që mazhoranca i quante për mushkonja, i cili drejtohej nga një pilot italian, Riformato, dhe që do të përdorej për të transportuar një sasi kanabis e cila u sekuestrua në pyllin e Divjakës.    

Të fundit