Flash News

KRYESORE

Qeveria në Dibër, reagon deputeti i LSI-së: Dimë si t’i presim jabanxhinjtë!

Qeveria në Dibër, reagon deputeti i LSI-së: Dimë si

Qeveria ndodhet në Dibër ditën e sotme ku do të zhvillojë  mbledhjen në këtë qark. Deputeti i LSI-së,Përparim Spahiu shkruan se kjo është qeveria e parë në histori, pa dibranë, megjithatë dinë si t’i presin Jabanxhinjtë.

Reagimi i Përparim Spahiut:

Kjo është qeveria e parë në histori pa Dibranë!

Mirësevini në Dibër!

Dimë si ti presim Jabanxhinjtë! Këta të fundit pasi na sollën hashashin, na sollën dhe vehten që ti njohin Dibranët!

Mirë e bënë. Shihini mirë o njerëz, kjo është qeveri jabanxheshe që na solli drogë e krim! Nuk e lan i gjithë uji i Korabit e as Drini poshtërsitë që i kanë bërë Dibrës!

Sidoqoftë, mirësevini në Dibër e ju bëfshin mirë jufkat!

 

Të fundit