Flash News

KRYESORE

Qeveria në Finlandë (jo në Shqipëri) dorëhiqet pas dështimit në reformën e shëndetësisë

Qeveria në Finlandë (jo në Shqipëri) dorëhiqet pas

Jo vetëm kryeministri, por e gjithë Qeveria e Finlandës ka dhënë dorëheqjen pas dështimit për të realizuar reformën në shëndetësi. Juha Sipila, kryeministër i vendit, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Sauli Niinistö, dhe pas tij e gjithë Qeveria, e cila, gjithsesi, do të qëndrojë në detyrë deri në realizimin e zgjedhjeve në muajin prill.

Synimi i Qeverisë së Sipila-s ishte të ulte koston e shërbimit shëndetësor, një prej më të lartave në Evropë, por nga ana tjetër, plakja e shpejtë e popullsisë po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e vendit.

Reformat e ndërmarra nga kryeministri nuk kanë dhënë efektet e pritura, ndaj dorëheqjen ai e konsideroi si akt personal.

Ndërkohë, reformimi i shëndetësisë u premtua edhe nga kryeministri Edi Rama në vitin 2013-të, por pas gjashtë vitesh, rezultati jo vetëm nuk është ai që pritej, por Qeveria vijon të justifikohet dhe të propagandojë suksese.

Hekurudha dy herë më e shtrenjtë, në Slloveni dorëhiqen tre ministra

Të fundit