Flash News

KRYESORE

Qeveria nis aksionin për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave të Tahirit

Qeveria nis aksionin për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave

Prej dy ditësh e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqëndruar tek lajmet që “vijnë nga Italia” dhe që në qendër të tyre është ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, emri i të cilit rezulton se është përdorur nga anëtarët e një bande e cila merrej me kultivimin dhe trafikun e lëndve narkotike.

Reagimi i Tahirit, i cili mesa duket nuk bindi dot as socialistët, dhe dy reagimet e “zbehta” të Ramës, nuk arritën dot të ulnin dallgën e reagimeve që kjo ngjarje shkaktoi dhe po vijon ende të shkaktojë.

Të gjendur përballë një situate të tillë, specialistët e PR pranë kryeministrit duket se kanë vendosur të ndryshojnë strategji, atë që vetë Rama e ka përdorur jo rrallë herë, heqjen e vëmendjes nga tema duke i ofruar një temë tjetër.

Mbrëmjen e sotme në një prej televizioneve, i cili njihet për afërsinë me socialistët, “Report Tv”, është ftuar ish-juristi i OSSHE-së, Romeo Kara i cili prej disa vitesh po bën deklarata përsa i përket çështjes “CEZ”.

Por duket se këtë herë specialsitët PR kanë gabuar. Kanë hedhur një temë të vjetër për të zbehur një nga ngjarjet, e cila nëse do të rezultojë e vërtetë, do të përbëjë një nja ngjarjet më të rënda në këto 27 vite.

Të fundit