Flash News

KRYESORE

“Qeveria nuk bën gjykatësin e një vendimi gjykate”, Rama për ngjarjen te “Petro Nini”: Policët lëviznin si trup ka kokë

“Qeveria nuk bën gjykatësin e një vendimi gjykate”,

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një qytetareje sa i përket ngjarjes në ‘Petro Nini Luarasi” dje, ku policia u përplas me banorët pas vendimit të gjykatës për t'i kthyer banesën pronarëve të mëparshëm.

Rama, duke hequr përgjegjësinë nga vetja u shpreh se qeveria nuk mund të bëjë gjykatësin për një vendim gjykate të formës së prerë.

“Qeveria nuk mund te bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatës. Idrejtë apo i pardrejtë është vendimi për kthimin pronarëve të vjetër as këtë se dimë”, tha Rama.

Njësoj si ministri i Brendshëm ditën e djeshme, edhe Rama kritikon policinë për situatën e rëndë të krijuar.

“Kur përmbarimi kërkon mbështetjen e Policisë së Shtetit, policia ështe e detyruar ta mbështesë me vendim të gjyqësorit të formës së prerë. Policia zbatoi ligjin, pikë. Por siç e tha Lleshaj, edhe pse zbatoi ligjin, sjellja e policisë nuk ishte efikase. U krijuan skena të panevojshme me uniformat blu që nuk dinin ç’të bënin dhe rrinin e lëviznin si një trup pa kokë. Ishte një mësim për policinë e shtetit. Ndërsa qëndrimi i Ministrit Lleshaj ishte dinjitoz, pasi theksoi se policia nuk mjafton të jetë në rregull me ligjin por të jetë me mendje dhe me zemër në lartësinë e syve të opinionit publik.

Dinjitoz ishte dhe reagimi i drejtuesit të Policisë Tiranë, që liroi nga detyra drejtuesin e bluve të Tiranës”, u shpreh Rama ndër të tjera në një vide “live” në Facebook.

Të fundit