Flash News

KRYESORE

Qeveria nuk do dëmshpërblejë trashëgimtarët e ish të përndjekurve politik, reagojnë deputetet e PD-së

Deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi reaguan kundër planit të qeverisë për të mos dëmshpëblyer trashëgimtaret e ish të përndjekurve politike.

Jorida Tabaku thotë se nga premtimi i 2013-ës për dëmshpërbim të plotë brenda dy viteve, Edi Rama është në fazën për të hequr nga lista e dëmshpërblimit 13 mijë ish të përndjekur. Tabaku shprehet se kjo është sjellja e një qeverie që përbuz ata që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe nga persekutimi politik.   

Edhe deputetja Dhurata Çupi vuri në dukje se plani i qeverisë për të mos dëmshpërblyer ish të përndjekurit është pjesë e mendësisë të etërve të regjimit komunist, që  a trashëgimi Partinë Socialiste, sot në pushtet me votat e blera të shqiptarëve. Çupi tha se kjo është e papranueshme, prandaj është koha për të reaguar me protesta kundër qeverisë.

 

Të fundit