Flash News

KRYESORE

‘Qeveria nuk i plotëson kushtet’, Gjekmarkaj: Ka një arsye pse mund të hapen negociatat

‘Qeveria nuk i plotëson kushtet’, Gjekmarkaj: Ka një arsye

Analisti Agron Gjekmarkaj, në studion e ‘Opinion’ është ndalur te deklaratat e kreut të Këshillit Evropain, Donald Tusk, i cili vlerësoi  Shqipërinë duke thënë se e meriton të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas Gjekmarkaj populli shqiptar e meriton të ketë një marrëdhënie më të afërt me Evropën, por klasa politike jo.

“Shqipëria e meriton të ketë një marrëdhënie më të afërt me Europën, sepse Evropa i ka munguar. Populli shqiptar e meriton, por nuk jam i sigurt nëse e meriton dhe klasa politike.

Qeveria nuk i ka përmbushur kushtet që Shqipëria të jetë një vend që i hapen negociatat. Shqipëria është në krizë të plotë, sistemi ka pësuar shkarje, opozita është jashtë, nuk shohim asnjë tentativë për dialog. Hapja e negociatave nëse ndodh, pse? Sepse ata kanë parë një bashkëpunim të qeverisë me krimin, këtë e kemi parë të gjithë, projektin e kanabizimit të Shqipërisë. Hapja e negociatave do të thotë ta marrësh Shqipërinë më afër, të ndikosh klasën politike dhe që të ketë një përmirësim. Në këtë prizëm e shoh hapjen e negociatave”-deklaroi Gjekmarkaj.

Gjatë konferencës të sotme me kryeministrin Rama, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave në tetor.

Tusk theksoi se sundimi i ligjit është në ADN-në e BE dhe do të vijojë të jetë i tillë edhe kur Shqipëria të jetë vend anëtare.

Negociatat, Doland Tusk tregon ‘fiksimin’ e BE: Sundimin e ligjit e kemi në ADN

Të fundit