Flash News

KRYESORE

Qeveria nxjerr në shitje dy mijë objekte, në listë ish-fabrika dhe reparte ushtarake

Qeveria nxjerr në shitje dy mijë objekte, në listë

Plot 1913 objekte shtetërore janë nxjerrë në ankand nga Ministria e Financave.

Objektet janë përgjithësisht ish uzina, fabrika, impiante industriale, magazina, ndërtesa zyrash apo me funksione të tjera si dhe një numër i madh ish-repartesh ushtarake.

Lista e objekteve që do të shiten ose do të jepen me qira është publikuar në faqen elektronike të Ministrisë së Financave.

Nga shqyrtimi i listës, vërehet se shumica e objekteve janë në shitje, por një pjesë e tyre rikthehen “në treg” pasi ka dështuar në të kaluarën përpjekja për t’i shitur apo privatizuar.

Pronat që shiten, në përgjithësi janë në gjendje të mjeruar për mungesë administrimi nga shteti.

Ministria e Financave thotë se të ardhurat nga shitja do të shkojnë në dispozicion të së Trajtimit të Pronave, si fond kompensimi për pronarët. / Albanian Free Press Online

Të fundit