Flash News

KRYESORE

Qeveria paraqet në Prokurori ‘dëshmitarin Y’. Si po banalizohet 'dosja Xhafaj' me qëllim mbylljen e saj

Qeveria paraqet në Prokurori ‘dëshmitarin Y’. Si po

Shqiptarja.com, një gazetë pranë qeverisë, duke iu referuar një burimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka raportuar për një dëshmitar të paidentifikuar dhe të pankonfirmuar zyrtarisht, i cili ka pranuar se është ai që ka bërë rolin e aktorit në episodin ku Albert Veliu, i identifikuar nga opozita si ‘dëshmitari X’ bisedon me të vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafaj.

Kjo është përpjekja e tretë nga qeveria për të diskredituar ‘dëshmitarin X’. Në fillim ishte një deklaratë  e përgatitur për Agron Xhafajn dhe parqitja e tij në Prokurori, ndjekur nga largimi i tij drejt Italisë, ku ishte dënuar me 7.2 vjet burg. Më vonë audio u quajt ‘jo autentike’ dhe u kalua te sulmet ndaj Albert Veliut i cili paraqitej si ‘Babalja’ me qëllime përqeshëse.

Kjo duket se është faza e tretë e qeverisë për të ‘vrarë’ dosjen Xhafaj, duke prodhuar një ‘dëshmitar Y’ i cili pretendon se është ‘aktori’ që ka inskenuar, bashkë me Albert Veliun, audio-përgjimin.

Të fundit