Flash News

E-TJERA

"Qeveria përzuri studentët dhe i jep godinën bashkisë së kanabisit”, dibrani i drejtohet Bashës: Këtu po merr fund çdo gjë!

"Qeveria përzuri studentët dhe i jep godinën bashkisë

Një qytetar i tmerruar nga ajo që po ndodh në Dibër, i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kërkon një zgjidhje.

Pasi qeveria Rama, mbylli universitetin e Peshkopisë, që qe filial i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, pas 4 vitesh që qëndron bosh, kërkojnë ta kthejnë në zyra për bashkinë e Peshkopisë. Qytetari shprehet i shqetësuar, se sot vijon mësimi me dy turne në Peshkopi me klasa nga 40 nxënës, ndërsa godinën e universitetit që më herët ka qenë gjimnaz, nuk e përdorin për të rinjtë, por për administratën e bashkisë, që sipas së cilit janë militantë të partive politike.

DENONCIMI I QYTETARIT NGA PESHKOPIA PUBLIKUAR NGA LULZIM BASHA:

Qeveria u hoqi te rinjve ne Diber mundesine per edukim, dhe pasi i perzuri  studentet, godinen e universitetit ia jep bashkise se fituar me parate e kanabisit.

"Pershendetje Kryetar ! Nga Peshkopia po ju paraqesim nje shqetesim + qe kane dibranet sot:

Prej vitit 2013-'14 pasi keto rilindasit famoze mbyllen universitetin, filialin e UAMD, ne Peshkopi, godina e rikonstruktuar per bukuri nga qeveria jone, (ish Gjimnazi qe u be Universitet) prej 4-vjetesh rrin bosh, megjithese ne Peshkopi vazhdon mesimi ne klasa me 40 nxenes dhe me e keqja ne arsimin fillor, ne Peshkopi vazhdon ende edhe sot mesimi me 2-turne (cikli ulet). Por kjo s'eshte asgje, tani duan qe kete godine arsimore, me e rendesishmja ne Diber dhe memorja e vetme historike e arsimit ketu, ta kthejne ne zyra per te kaluar aty Bashkine Diber, drejtuar teorikishte nga PS, por praktikishte nga injoranca, nga Pdiu..., etj.,kthyer ne plaçke tregu...etj etj.

Bashkia jo vetem qe i ka ambjentet e saje qe ia kemi lene model, por edhe mundesi kembimi me godinen ku sot jane institucione koti si Qarku, Prefektura etj., ka.

Ketu po merr fund çdo gje, keto qenkan te tmerrshem, mbyllin shkollat per te bere zyra per militantet, pasi ngaqe kane shtuar numrin e personelit ne administrate disa fish sa nuk i nxene ( nuk i marrin zyrat) dhe tani te gjithe keto injorante qe rrin ne zyra kot, tani duan zyra +, dhe i duan aty ne qender te qytetit, duke kthyer godinen e universitetit ne zyra te bashkise... !!!? Sapo kane filluar procedurat e transeferimit, lirimit ambjenteve...etj. Te fala nga Peshkopia"

Të fundit