Flash News

KRYESORE

“Qeveria po dhunon sipërmarrjen”, deputetja demokrate krah tregtarëve të vegjël

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për vendosjen e taksave biznesit të vogël. Teksa është lidhur “live”  në Facebook nga tregu i madh i Medresesë. Ajo shprehet e vendosur për të qëndruar krah tyre.

“Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.

Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”, shkruan Tabaku.

 

Të fundit