Flash News

KRYESORE

“Qeveria po gabon me bastet, 130 milion euro të shqiptarëve do ikin jashtë”

“Qeveria po gabon me bastet, 130 milion euro të shqiptarëve do

Profesori Përparim Kabo ka kundërshtuar vendimin e pritshëm të qeverisë për mbylljen e pikave të basteve deri në muajin Janar.

Kabo mendon se shqiptarët do të vijojnë të luajnë duke gjetur mënyra të tjera, siç është hapja e llogarive në kompani të huaja duke.

“Nuk më duket zgjidhje e duhur kjy vendim drastik. Nëse qeveria ka dyshime që bastet po dëmtojnë futbollin vendës, atëherë të gjejë lidhjet dhe t’i ndërpresë ato”.

“Nëse pastaj kjo shihet si një mundësi për të ulur numrin e atyre që luajnë, kjo më duket pa kuptim. Pse? Sepse baste do të vazhdojnë të luajnë shqiptarët, por paratë e tyre do të përfundojnë jashtë. Më duket pa kuptim. Plus pastaj që ka edhe efekte të tjera. Ja përshembull, ju këtu (Top Channel) keni pasur sponsor kompani bastesh gjatë botërorit…”, ka thënë Kabo në ‘Procesin Sportiv” në “Top Channel”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitin e kaluar, në vend u luajtën në total 130 milion euro.

Të fundit