Flash News

KRYESORE

“Qeveria po konsultohet për taksën e Rrugës së Kombit”, reagon PD: Gjiknuri gënjen!

“Qeveria po konsultohet për taksën e Rrugës së

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho përgënjeshtron ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri se po konsultohet me banorët e Kukësit për reduktimin e taksës së Rrugës së Kombit.

Sipas Spahos, askush nga qeveria nuk ka takuar banorët, pasi nuk u interesojnë problemet ekonomike të qytetarëve, por vetëm interesat e tyre personale.

“Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta.

Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë.

Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse të paguajnë edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit.

Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”. Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit! Partia Demokratike e siguron se burgosja e qytetarëve që protestojnë për jetën dhe dinjitetin e tyre nuk do t’i vijë dot në ndihmë!”, u shpreh Spaho.

Të fundit