Flash News

KRYESORE

"Qeveria Rama nuk kursen as personat me aftësi të kufizuar", Reagon Jorida Tabaku: Bojkotoni votimet farsë

"Qeveria Rama nuk kursen as personat me aftësi të kufizuar",

Në një deklaratë për shtyp, ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ushtrim dhune ndaj personave me aftësi të kufizuara.

“Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve”, tha Tabaku.

Ajo solli edhe disa dëshmi video të cilat, sipas Tabakut dëshmonin se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, kërcënonte qytetarët me aftësi të kufizuara me heqje kempi.

“Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë.

Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe”, deklaroi Tabaku.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/696945990727888/

Të fundit