Flash News

KRYESORE

“Qeveria Rama shpenzon 30 milion euro për propagandë dhe 80 mijë euro për libra historie”

“Qeveria Rama shpenzon 30 milion euro për propagandë dhe 80

Debati për shpenzimet qeveritare është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Këtë herë ka folur politologu Afrim Krasniqi, i cili duke u nisur nga fakti që jemi në vitin e Skënderbeut, ka deklaruar se qeveria ka lënë mënjanë investimet në librat e historisë, duke u fokusuar më shumë tek propaganda mediatike.

“E dini se sa paguan qeveria për reklama? 30 mln euro në vit. E dini sa paguan shteti për tekste historie paguan 80 mijë euro. Për kërkimin shkencor paguan zero euro. Ne flasim për vitin e Skënderbeut. Kemi 8 ministra. Ata do të bëjnë historinë e Skënderbeut?! Kjo është metodë e viteve '60. E dini listën e dhjetorit '90? Askush nuk e di”, ka pohuar Krasniqi në emisioni “Arena”.

Të fundit