Flash News

KRYESORE

Qeveria refuzon Statusin e Minatorit, reagon deputeti i Dibrës: Po sakrifikohen jetë

Deputeti i LSI-së në Dibër përparim Spahiu ka reagur pas refuzimit të Statusit të Minatorit nga shumica e deputetëve të PS-së.  

“Politizimi i këtij projektligji nga rilindja është provë e qartë se qeverisë nuk i bëhet vonë për të sakrifikuarit dhe ata qe bëjnë punë të vështirësive ekstreme siç janë minatoret”, është shprehur Spahiu marrë shkas dhe nga jeta e minatorëve e cila rrezikohet ccdo ditë.

Fjala e Përparim Spahiut:

Para pak minutash shumica e Rilindjes në komisionin e cështjeve sociale dhe shëndetesisë votoi kundra statusit të minatorit propozuar nga unë dhe Grupi Parlamentar i LSI ku me votë mori dhe mbeshtetjen e Partisë Demokratike.

Ky votim është absolutisht kundra interesave të minatorëve dhe ish minatorëve që e prisnin atë me padurim dhe për fat te keq u votua kundër politikisht.

Kjo nismë është e ndërmarrë nga unë që nga Marsi 2017 dhe rikthyer në Shtator pasi në atë periudhë nuk pati as vëmëndje dhe as interes për ta diskutuar.

Nisma, iu bë e qartë dhe qeverisë dhe komisionit, është vetëm për qëllimin që minatorët të gëzojnë statusin e munguar për ta.

Pra unë kerkova me këtë status të vendosej drejtësi sociale të asaj kategorie që i ka dhënë ekonomisë kombëtare aq shumë, madje dhe jeten.

Rilindja këtë e quajti shkelje të kushtetutës.

Para syve të gjithë shqiptarëve shohim hipokrizinë dhe demagogjinë e kësaj mazhorance.

Politizimi i këtij projektligji nga rilindja është provë e qartë se qeverisë nuk i bëhet vonë për të sakrifikuarit dhe ata qe bëjnë punë të vështirësive ekstreme siç janë minatoret.

Të fundit