Flash News

KRYESORE

Qeveria shqiptare me pritshmëri modeste në Bruksel, Ahmetaj: Sa para presim të mbledhim nga Konferenca e Donatorëve

Qeveria shqiptare me pritshmëri modeste në Bruksel, Ahmetaj: Sa para

Qeveria shqiptare shkon me pritshmëri modeste në Bruksel.

Në një bisedë me Deutsche Wellen ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj shprehet mirënjohës për solidaritetin europian të treguar këto muaj.

Solidariteti është shumë i madh, megjithatë shifra në fund do ta materializojë këtë solidaritet, thotë ai. Ministri Ahmetaj pret që në "kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro" për Shqipërinë. Për shkak të turit që ka bërë kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafërsisht të tillë".

Megjithatë ai thekson, se nevojat janë shumë më të mëdha. "Jam i shqetësuar se si do t'i japim impuls ekonomisë këto vite e si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë", tha ministri.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama u shpreh përmes Fb të tij se “Nuk bëhet fjalë për të arritur që të përmbushim të gjitha nevojat, por sidoqoftë të mbetemi në një nivel, që sado modest, të mund të ketë një peshë në këtë proces".

Të fundit