Flash News

KRYESORE

Qeveria shqiptare tërhiqet nga marrëveshja për heqjen e kufirit me Kosovën; Serbia e kontestoi

Qeveria shqiptare tërhiqet nga marrëveshja për heqjen e kufirit

Pas hapit të parë për një pikë të përbashkët kufitare, hapi i dytë ishte nënshkrimi i një marrëveshje më 29 dhjetor të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Shqipërisë ku parashikohej se brenda pak muajve këto dy shtete nuk do të kishin më kufi mes njëri-tjetrit.

Kryeministri i Edi Rama dhe homologu Haradinaj premtuan datën 2 prill si ditën që marrëveshja do të zyrtarizohej, megjithatë shef i kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa, ka sqaruar për arbresh.info, se për momentin ka një tërheqje nga grupi punës i Shqipërisë dhe nuk e dinë kur do të fillojnë punën përsëri për këtë çështje.

“Siç jeni në dijeni qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruar në fund të dhjetorit, një marrëveshje e cila synon krijimin e pikave të përbashkëta kufitare dhe kontroll të përbashkët kufitar. Përgjithësisht është krijuar një frymë e tillë bashkëpunimi me të cilën është paraparë që të zbatohen lehtësira në kontrollin kufitar, ashtu që qytetarët të mos vonohen gjatë udhëtimit të tyre. Kjo nënkuptonte që varësisht nga fluksi në pikat kufitare, të aplikohen mënyra alternative të kontrollit dhe jo domosdo të ndalet një automjet me pasagjer. Për të zbërthyer të gjitha këto detaje, janë krijuar grupe punuese nga dy palët. Megjithatë aktualisht ka një tërheqje nga grupi punues i Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka një datë të precizuar kur do të vazhdojnë punimet e grupeve punuese”, ka përfunduar ai.

Marrëveshje e arritur në atë kohë pati ngjalluar reagime të shumta jo vetëm nga Serbia por edhe nga vetë ndërkombëtaret. Ne një formë kjo marrëveshje nuk ishte mirëpritur.

Të fundit