Flash News

KRYESORE

Qeveria shqiptare tërhiqet, nuk do të nxjerrë nga hoteli të dëmtuarit nga tërmeti

Qeveria shqiptare tërhiqet, nuk do të nxjerrë nga hoteli të

Qeveria shqiptare u tërhoq nga vendimi për të larguar nga hotelet e Shëngjinit banorët e Thumanës, të cilëve iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.  Autoritetet vendore u kishin lënë atyre afat deri më 3 janar, e më pas do të duhej që të gjenin banesa me qira.

Por kjo solli shumë ankesa dhe stres nga banorët, të cilët kërcënuan se do të shkonin deri në vetëflijim, pasi nuk po arrinin që të gjenin banesa me qira.

Nisur nga rrethanat, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi u takua me banorët dhe u tha atyre se do të qëndrojnë në hotel, derisa të gjejnë banesat me qira, raporton Report Tv.

Banorët po hasin vështirësi të mëdha për të gjetur banesat e përkohshme, duke qenë se pas tërmetit të 26 nëntorit është rritur se tepërmi kostoja mujore e një shtëpie me qira.

Qiraja e miratuar nga bashkia është 3 mijë lekë për person në muaj, por me këtë shumë është e pamundur për gjetur një shtëpi, e nisur nga kjo ata kanë kërkuar rishikim të shumës.

Të fundit