Flash News

KRYESORE

Qeveria shtyn edhe 16 muaj kontratën koncesionare të kolaudimit të makinave me SGS

Qeveria shtyn edhe 16 muaj kontratën koncesionare të kolaudimit

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të rinovojë me 16 muaj të tjerë kontratën koncesionare të kolaudimit me kompaninë SGS. Top Channel raporton se ky shërbim për shtetasit shqiptarë do të mbetet ekskluzivitet i kompanisë zviceriane deri në dhjetor të vitit 2020.

Kolaudimi i automjeteve u dha me koncesion në vitin 2009 nga qeveria e atëhershme e partisë demokratike tek kompania zvicerane SGS për një afat 10 vjeçar. Sipas kontratës, marrëveshja e koncesionit duhet të përfundonte këtë të martë, pra në datën 3 shtator të vitit 2019 dhe shërbimi o kontrollit teknik të automjeteve duhej t’i rikthehej shtetit, së bashku me të gjitha asetet dhe investimet e kryera nga kompania private.

Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të mos ta rikthejë kolaudimin në shtet, por zgjati afatin.

Shërbimi i kolaudimit është një treg që qarkullon rreth 8 milionë euro në vit. Sipas bilancit zyrtar, vitin e kaluar kompania SGS realizoi një fitim neto prej 1.6 milionë euro, me një rritje prej 20 për qind krahasuar me 2017-ën.

Të fundit