Flash News

KRYESORE

“Qeveria s'mund të jetë instrumenti i kriminelëve”, Basha mbledh sërish aleatët

“Qeveria s'mund të jetë instrumenti i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje me aleatët, në ditë pas protestës e cila kishte në fokus skandalet e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Takimi me krerët e partive aleate, të cilët po ashtu ishin pjesë e protestës së djeshme zhvillohet për të koordinuar aksionet e ardhshme opozitare kundër qeverisë

Më herët, kreu demokrati falënderoi publikisht të gjithë protestuesit teksa shtoi opozita do të vijojë të kërkojë largimin e Xhafajt.

“Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës”, tha Basha.

Basha reagon një ditë pas protestës: Mirënjohje për qytetarët; largimi i Xhafajt, kusht i panegociueshëm

Të fundit