Flash News

KRYESORE

“Qeveria të dialogojë me opozitën, jo me deklarata por me platformë”

“Qeveria të dialogojë me opozitën, jo me deklarata por me

Ambasadori italian, Alberto Cutillo deklaroi në Real Story se të gjitha palët politike kanë përgjegjësi në këtë krizen, por ai këmbënguli se qeveria duhet të tregojë se është e hapur për dialog jo vetëm me deklarata të përgjithshme por me fakte konkrete duke propozuar një platform konkrete për një përpjekje kombëtare për reformat.

“Nuk dua të caktoj notat dhe dëftesat për askënd. Të gjithë kanë përgjegjësi, por duhet të shohim përpara në mënyrë pozitive. Mendoj se qeveria është në një poite që nuk ka precedente në shqipëri dhe më gjërë. Ka të gjithë përfaqësite politike në pushtet qëndror dhe pushtet lokal. Kush ka shumë pushtet, ka edhe përgjegjësi më të madhe, per te ushtruar ne menyre me te mire pushtetin, ne menyrë të përbashket pa favorizuar njerën palë. Qeveria duhet të tregojë pjekuri për tu hapur ndaj dialogut, jo me deklara të përgjithshme por duke propozuar një platformë politike për të rinisur një përpjekje kombëtare për reformat”.

Por cili është propozimi konkret që qeveria duhet ti bëjë opozitës në mënyrë që ti hapë rrugë dialogut dhe reformave?

“Unë do të preferoja një tavolinë sa më të gjërë, që të shkojë drejt një frymë më reformiste.Gjithcka që do të reformohet në këtë vend duhet të duhet patjetër të jetë e përashket, të  përfshijë sa më shumë palë. Pastaj diku mund të ketë një marrëveshje më tëg plotë, diku mund të ketë ndasi, ama objektivat duhet të jenë të njëjtë. Duhet të ketë objektiv të qartë përpara, integrimin europian”, sqaroi ai.

Sa i takon negociimit te krizes nga nderkombetaret, ai u shpreh se kriza duhet zgjidhur pa ndërhyrje nga jashtë.

Të fundit